Deklaratat e Sekiraqës për Krime Lufte po Hetohen nga EULEX

Andrew Carney prokurori i EULEX-it i cili hetoi rastin Sekiraqa ka rrëfyer për emisionin “Drejtësia në Kosovë” rrethanat në të cilat Enver Sekiraqa është dorëzuar në EULEX.

Prokurori i cili siguroi provat që Sekiraqa të dënohet me 37 vjet burgim nuk di shumë për negociatat e EULEX-it me Sekiraqën por beson se ai është dorëzuar për t’u përballur me drejtësinë.

“Unë e kam kuptuar se ai është dorëzuar që të përballet me drejtësinë  ai e ka ditur se është në kërkim dhe për këtë është dorëzuar”, ka thënë Carbey. Ai ka sqaruar se pas dorëzimit Sekiraqa ka dhënë një dëshmi në EULEX për krimet e pretenduara të luftës gjatë vitit 99 duke thënë se kjo deklaratë është duke u hetuar nga një prokurorë tjetër.

“Kur është dorëzuar ai ka folur me prokurorë të tjerë  për hetime për krime të mundshme të luftës”, ka thënë Carney.

Enver Sekiraqa ishte dorëzuar në EULEX pas katër vitesh arrati në shtator të vitit 2012.

Një përmbledhje e plotë e dëshmive dhe rrethanave se si Sekiraqa përfundoj në burg dhe rrethanave të vrasjes së policit triumf Riza është transmetuar në emisionin Drejtësia në Kosovë.

Këtu mund ta ndiqni emisionin e plotë kushtuar Enver Sekiraqës dhe telasheve të tij me drejtësinë: