FOTO: RTS

Daçiq: Pengimi i vizitës së Vuçiq në Kosovë, kundër marrëveshjes paqësore

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq është shprehur i shqetësuar për ndalimin e vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq tek Ujmani.

Ai në një deklaratë përka televizionin serb RTS tha se ky është një aksion i orkestruar kundër një marrëveshjeje paqësore.

“Mund t’ju them haptas se në këtë po marrin pjesë disa vende të cilat kanë shumë ndikim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por nuk janë SHBA, Rusia, Franca e as Gjermania. Është e qartë se bëhet fjalë për aksionin e koordinuar i cili po i inkurajon të gjithë ata në Kosovë të cilët janë kundër arritjes së marrëveshjes paqësore. Është me rëndësi se njerëzit në komunitetin ndërkombëtar po e shohin se me çfarë njerëz të marrë kemi punë”, tha Daçiq.

Sipas tij Ujmani po trajtohet si një simbol që nuk mund të vizitohet nga serbët.

“Vuçiq nuk frikohet të shkojë në Kosovë dhe të flasë me popullin tonë. Në Prishtinë konsiderojnë se Serbia nuk ka të drejtë as të mendojë e jo më ta vizitojë Ujmanin. Ujmani është shndërrua në simbol dhe ata duan të grabisin diçka nga përfaqësuesi i Serbisë”, konsideron Daçiq. Qëllimi i Prishtinës është që, sipas urdhrave të disa vendeve perëndimore të cilët nuk duan të vijë deri te zgjidhja, të minohen të gjitha bisedimet paqësore”, tha Daçiq.

Ai shtoi se janë për marrëveshje por ka bërë thirrje  “që mos të luajnë me zjarrin dhe të mos tentojnë asgjë kur është fjala për vizitën e Vuçiqit popullit tonë në Kosovë”.