Bolton: Lirimi i pastorit Brunson i jep fund krizës së Turqisë

Lira turke ka pësuar rënie të konsiderueshme qysh kur Washingtoni ka urdhëruar tarifa të reja kundrejt Turqisë, si hakmarrje për arrestimin e pastorit Andrew Brunson që akuzohet për bashkëpunim në puçin e dështuar të vitit 2016.

“Qeveria turke kanë bërë një gabim të madh që nuk kanë liruar pastorin Brunson”, ka thënë sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, në një intervistë për Reuters.

“Çdo ditë që kjo vazhdon, gabimi i tyre vazhdon, kjo krizë do të përfundonte në moment nëse ata do ta bënin gjënë e duhur si aleatë të NATO-s, pjesë e perëndimit, dhe ta lironin pastorin Brunson pa asnjë kusht”, ka përfunduar Bolton, shkruan rtv21.tv.

Avokati i Andrew Brunson, i akuzuar për terrorizëm në Turqi, tha sot se do të apelojë në Gjykatën Kushtetuese turke për vendimin e gjykatës kushtetuese në Izmir, e cila ka hedhur poshtë kërkesën për lirimin e priftit amerikan.

Sapo të refuzohet në formë shkrimi kërkesa jonë për lirimin e Brunson, ne do të ankohemi në Gjykatën kushtetuese, tha avokati Ismail Halavurt.

Brunson (50) është në burg me akuzat për spiunim.

Presidenti amerikan Donald Trump vazhdimisht ka kërkuar lirimin e tij, duke thënë se mbajtja e priftit në burg është një turp.

“Ai nuk ka bërë asgjë të keqe dhe familja e tij ka nevojë për të”, ka shkruar Trump në Twitter./21Media