
Vetëvendosje pas deklaratave të John Bolton: U vërtetua se Thaçi e Vuçiq kanë biseduar për shkëmbim të territoreve
Lëvizja VETËVENDOSJE mëngjesin e sotëm ka reaguar në Facebook për pas deklaratës së ish këshilltarit të Trump për Siguri Kombëtare, John Bolton se presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq, kanë bisduar për shkëmbim të territoreve.
Në postim e VV-së thuhet se partitë e PLAN-it kanë akuzuar VV për paranojë, kur ata kanë folur për shkëmbimet e mundshme të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Partitë e PLAN-it na akuzonin për paranojë, por vetë nuk është se thjesht janë naivë por qëndrojnë pas këtij presidenti të cilin e votuan dhe të cilit i shërbejnë”, thuhet në postim.
Ndërsa, i dërguari special i Presidentit Trump, Richard Grenell kishte thënë se është duke u përballur vazhdimisht me thashetheme për shkëmbim territoresh me Kosovës dhe Serbisë, po kjo nuk është politikë e Trumpit, por ajo çfarë kishte thënë Boloton.
John Bolton ditë më parë, përmes një interviste kishte pohuare ka udhëheqësit e të dy vendeve kishin shenja për shkembim të territoreve.