Ilustrim

Bizneset Familjare të Zyrtarëve të ATK-së nuk Kontrollohen për Tatime

Në kontrollet që ishin bërë me kërkesë të Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit Gjeneral të Administratës Tatimore të Kosovës, Nahit Sharku, ishte gjetur se 109 biznese të familjarëve të zyrtarëve të ATK ishin favorizuar në deklarime të tatimeve.

Nahit Sharku, njëri ndër protagonisët e pjesës së fundit të trilogjisë “Vjedhja e Organizuar Tatimore”, e emisionit ‘Jeta në Kosovë’, tregoi për problemet që i kishte gjetur brenda ATK-së në momentit që e ka marrë pozitën e UD-së.

Sharku i rrëfeu Jeta Xharrës, përpjekjet që kishte bërë për transformimin e këtij institucioni dhe pengesat që kishte pasur gjatë kësaj rruge.

“Ne përvec tjerash kërkuam nga zyrtarët që të deklarohen për të afërmit që kanë biznese dhe nga raporti që mora nga menagjeri i zyrës të ndarë edhe profersionalish ishin vetëm 109 biznese që pronarët e tyre ishin familjarë të zyrtarëve tanë. Ne pastaj shkuam më tutje të analizojmë se sa ata janë kontrolluar dhe deklaruar, dhe dilte që në pjesën dërmuese të tyre nuk janë kontrolluar fare dhe një pjesë e tyre nuk ishin kontrolluar ka kohë”, tha Sharku.

Trilogjia ‘Vjedhja e Organizuar Tatimore’, iu kushtua skemës gjigande të evazionit fiskal të cilën e zbuloi dhe hetoi inspektori tatimor Murat Mehmeti,

Përderisa dy episodet e para iu kushtuan kësaj skeme dhe personave të përfshirë, episodi i tretë dhe i fundit përmbledh punën dhe problemet e ATK-së në tërësi.

Në raportet vlerësuese të dala për ATK-në në vitet e fundit ishte theksuar një punë jashtëzakonisht e vogël në inkasimin e të hyrave rreth 50% të asaj që do duhej të inkasohej.

Për ta përmirësuar këtë gjendje, Sharku tha se kishte urdhëruar deklarim të pasurive të zyrtarëve dhe transfere të menaxherëve dhe lëvizje të stafit që u krikituan si veprime politike.

“Ishte pakënaqësi në përgjithësi, rezistencë nuk kishin arsye sepse ishin të obliguar nuk kishin arsye të bënin por në përgjithësi vet fakti që ne u dakorduam si menagjment me 3 qershor dhe pastaj me 4 dhe 5 qershor në takime intenzive që kishim të fillojmë me disa transfera dhe lëvizje të stafit sepse kishim edhe një raport të komisionit europian që preferohet për organizatat e pavarura, agjensit të zbatojnë rotacionin brenda institucioneve dhe ne filluam të bëjmë transfera apo lëvizje të stafit dhe kryesisht vendimi i parë ishte për të lëvizur pjesës dërrmuese të stafit menagjerial në regjion”, tha Sharku.

Emisionin e Plotë, ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.