O’Connell: Duhen zyrtarë trima si Murat Mehmeti për ta luftuar korrupsionin

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Conell, ka thënë se duhet trimëri për të luftuar korrupsionin.

Ai ka përmendur Murat Mehmetin, një kallxues që sa punonte në Administratën Tatimore të Kosovës kishte shpalosur shkeljet brenda një evazioni masiv fiskal.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’, kishte transmetuar një trilogji të emisioneve hulumtuese mbi këtë aferë të ikjes nga tatimi.

Drama e Vjedhjes së Organizuar Tatimore

 “Nuk është e mjaftueshme të ketë ligje të mira por të zbatohen. Duhet të ketë trimëri brenda sistemit gjyqësor që duan ta luftojnë korrupsionin, kam përmendur disa herë emrin e Murat Mehmetit që ka parë gjatë punës së tij shkeljet e ligjeve dhe ikjes nga tatimi, andaj duhet trimëri nga zyrtarët, ka nevojë për mos pranimin e qytetarëve ndaj kësaj diturie”, tha O’Connell në kuadër të hapjes së Javës kundër Korrupsionit.

Ai po ashtu shtoi se kur flitet për punësimet familjare dhe ndërhyrjet gjyqësorë dihet se për kë flitet.

 “Kur po flasim për politikan që duan të ndërhyjnë gjyqësor, ne dimë për kë po flasim, po ashtu edhe ata që duan të punësojnë familjarët e tyre, e dimë për kë po flasim, andaj Kosova ka mbështetjen tonë për luftimin e kësaj dukurie por duhet që edhe qytetarët të luftojnë atë për të ardhmen e tyre më të mirë”, tha O’Connell.