Beqaj: Sektori i shërbimeve në Kosovë, udhërrëfyes për sektorin e prodhimit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj thotë se suksesi i sektorit të shërbimeve duhet të shërbejë si udhërrëfyes për sektorin e prodhimit në Kosovë.

Ai përmes rrjetit social Facebook ka thënë se në Konventën e parë të Prodhuesve të Kosovës e cila është  organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, ka theksuar se “lidhja mes prodhimit dhe shërbimeve është e natyrshme”.

Prandaj, sipas Beqajt, nuk mund të ketë prodhim pa pasur shërbim brenda saj dhe se këto lidhje duhet të jenë si “zinxhiri i vlerave prodhuese”.