Pamje nga hapja e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Foto: KALLXO.com.
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike bëhet me Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë - FOTO
Është inauguruar Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina” në Prishtinë, më 04.-3.2024.
Qendra është themeluar me mbështetjet të Ministrisë së Iindustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe do të shërbejë për aftësimin e studentëve në fushën e inovacionit dhe të ndërmarrësisë.
Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj qendre morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministrja Rozeta Hajdari, e drejtues të UP-së dhe të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.
Kryeministri Albin Kurti tha me këtë rast se kjo qendër synim të saj ka gërshetimin e akademikes me inovacionin.
“Është thelbësore që kjo qendër t’ i pajisë studentët më aftësi, mundësin dhe burimin e nevojshëm për tu ballafaquar me sfidat, por edhe për t’ i shfrytëzuar mundësitë e trendëve moderne që po zhvillohen më shpejtësi marramendëse”- tha kryeministri Kurti, ndërsa ka folur edhe për projektet terja të mbështetur nga qeveria në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.
Sipas tij, kjo qendër do të shërbejë si nyje e rëndësishme e kreativiteti inovativ dhe ndërmarrësisë.
Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), tha se ngritja e kësaj qendre prej 2 mijë metra katror dhe investimet në infrastrukturë janë mundësuar në bazë të një marrëveshje dhe bashkëpunimin në mes të MINT-it dhe UP-së, “Hasan Prishtina”.
“Qëllimi i këtij bashkëpunimi ishte krijimi dhe zhvillimi i teknologjive duke lancuar absorbimin e njohurive të reja, nxitjen dhe promovimin e inovacionit dhe teknologjisë”- tha ndër të tjerash ministrja Hajdari.
Rektori i UP-së, “Hasan Prishtina” Qerim Qerimi, është shprehur ky investim do të mundësojë një konkurrencë të UP-së me qendrat tjera arsimit.
“Inovacioni sot është një pjesë integrale e veprimtarisë në institucionet e arsimit të lartë”- tha rektori Qerimi.
Muhedin Nushi, këshilltar i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se kjo qendër do të jetë një hapësirë e rëndësishme për eksploruar talentet e reja.
“Kjo qendër do të luajë një rol thelbësor si inkubator i ideve dhe kultivues i potencialit ekonomik të të rinjve tanë”- tha ai.
Dekani i FIM-së Ahmet Shala tha se kjo qendër do të mundësojë një aftësim trialë të studentëve.
“Studentët do kenë mundësi që përveç dijës teorike dhe praktike do të përgatitet edhe si ndërmarrës të rinj”- tha dekani Shala, duke shtuar se kjo qendër do të jetë e hapur për të gjithë të rinjtë që kanë interes për inovacionin dhe ndërmarrësisë.