Foto: Ministria e Inovacionit/Facebook

Beqaj: Kemi arritur ta bëjmë Kosovën pjesë të Agjendës Digjitale të BE-së

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka mbajtur konferencën e fundvitit me media ku ka prezantuar të arriturat e Ministrisë gjatë vitit 2018, si dhe ka folur edhe për synimet dhe projektet për vitin 2019.

Ministri Beqaj përmes një komunikatë bëhet e ditur se në këtë konferencë, ka thënë se kjo Ministri sipas tij ka arritur që “Kosovën ta bëjë pjesë e Agjendës Digjitale të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor”.

“Në vitin 2018 MIN ka ndarë afër 5 milionë euro nga të cilat janë financuar mbi 53 OJQ, 160 start – upe, si dhe në bashkëpunim me CETEP me Ministrinë Federale të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit të Gjermanisë, përmes GIZ, kemi përkrahur shumë ndërmarrje për eksport”, citohet e ketë thënë Beqaj.

Ndër të arriturat Beqaj ka përmendur edhe transformimin e kampit ushtarak të KFOR-it gjerman në Prizren në Park për Inovacion dhe Trajnime, themelimin e dy qendrave të Inovacionit në Prishtinë dhe në Ferizaj.

Ministri prezantoi projektet e reja të cilat pritet të realizohen në vitin 2019, “ndër të cilët edhe bashkëfinancimin me Qeverinë e Austrisë përmes ADA-s, bashkëfinancimin me Qeverinë e Luksemburgut, përmes LuxDevelopment, projektin Youth, Employment & Skills (YES) me GIZ, që përkrah punësimin dhe zhvillimin e shkathtësive të tërinjëve, projektin e përbashkët me Bankën Botërore “Përfshirja e të rinjve dhe ndërmarrësia”.

Po ashtu edhe financimin dhe bashkëfinancimin e projekteve për Smart Cities, futjen e kodimit dhe ndërmarrësisë si lëndë mësimore në shkolla fillore dhe reformimi i programeve universitare në harmoni me nevojat e tregut të punës dhe ndryshimet globale ekonomike, domain-in e Republikës së Kosovës, themelimin edhe të dy qendrave të tjera për inovacion dhe ndërmarrësi njëra në Pejë dhe tjetra në Mitrovicë.

Ministri Beqaj deklaroi ne këtë konference se buxheti i Ministrisë për vitin 2019 do të jetë 12 milionë euro, vlerë e cila do të rritet deri në 20 milionë me projekte të bashkëfinancimit me organizata ndërkombëtare.