Prokuroria Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Beka: Prokuroria Po Vëzhgon

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Imer Beka tha se prokuroria do të ndjekë me vëmendje zhvillimet e sotme.

“Prokuroria është duke e përcjellë me vëmendje gjendjen në ditën e sotme,” tha Beka për KALLXO.com.

Ai bëri të ditur se prokuroria e shton kujdesin dhe ndjekë zhvillimet sa herë ka ngjarje si këto sot.

Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës njëra nga pikat  rendit të ditës është ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Derisa deputetët kanë filluar të hyjnë në sallën e mbledhjeve, protestues të ftuar nga Lëvizja “Vetëvendosje” kanë nisur një protestë jashtë objektit të Kuvendit

Kryeprokurori Beka tha për KALLXO.com se “shpreson që situata të mbetet e qetë”.