“Beerfest Kosova” nisë me 25 korrik

Edicioni i nëntë i festivalit “Beerfest Kosova” fillon me 25 Korrik nga ora 17:00 dhe do të mbahet në parkingun prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

“Beerfest Kosova i përket një formati argëtues dhe promovues ku qytetarët për katër net me radhë do të mund të argëtohen me program të mrekullueshëm artistik dhe duke shijuar birra e pije nga më të ndryshmet me çmime promovuese”, thuhet në njoftimin për media të ‘Beerfest Kosova”.

Sipas Ekrem Tahiri, nga MODUS Events, si edhe në vitet e kaluara, rëndësi të madhe do t’i kushtohet rregullimit të hapësirës dhe në veçanti skenës dhe Programit Artistik.

Në njoftim bëhet e ditur se këtë vit do të ketë mbi 20 artistë dhe bende që do të performojnë në katër netët e BeerFest dhe emrat e tyre janë shumë të dashur për audiencën Kosovare.

“Alban Skenderaj, Dhurata Dora, Dafina Zeqiri, Shaolin Gangh dhe Red Hot Chilli Peppers Tribute Shoë do të jenë headliners të këtyre netëve, kurse gjithashtu do të performojnë edhe DJ Bannzz, Lekë Gjurgjeali, Dj Eskei, 4×4, DjCab Caboo, Skivi, Dj James, Vesa Luma, Xuxi and the Band dhe shumë bende dhe artistë tjerë ”, bëri të ditur Tahiri.

“Prej orës 17:00 kur edhe fillon Beerfest Kosova do të mbahet “Beer Olympics”, ku do të ketë gara dhe lojëra shumë interesante me birra. Beer Pong, Flip Cup, Kings etj. do të jenë disa nga lojërat në të cilat do të garohet në mënyrë ekipore. Gjithashtu do të kemi edhe lojëra tavoline që do ta bëjnë shumë argëtuese fillimin e beerfestit”, shtoi ai.