Maria Bamieh, ish prokurore e EULEX-it.

Bamieh Flet për Mbylljen e Hetimeve Ndaj Akuzave për Korrupsion në EULEX

Ish prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, tha sot se ka pritur që hetimi ndaj akuzave për korrupsion te njerëzit e drejtësisë në këtë mision të jetë më gjithëpërfshirës.

Në një deklaratë për BIRN, Bamieh tha se ka informata se ka pasur edhe raste tjera të cilat kanë qenë duke u hetuar nga prokurorët.

“Mendoj se hetimi ka qenë i ngushtë dhe se ata (prokurorët) kanë hetuar vetëm një instancë të hetimit të gjithmbarshëm”, tha Bamieh.

Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditur sot se ka mbyllur hetimet ndaj ish- gjyqtarit të EULEX-it, Francesco Florit, i cili akuzohej nga Bamieh se ka marrë ryshfet për t’i liruar nga akuzat tre të akuzuar për vrasje.

http://kallxo.com/mbyllen-hetimet-ndaj-gjykatesit-franqesko-flori-per-korrupsion/