Arkiv - Sami Lushtaku. Foto: Kallxo.com

Avokati: Sami Lushtaku mungoi me arsye në seancë

Në seancën e sotme ndaj Sami Lushtakut, ky i fundit nuk është paraqitur në sallë. Mungesa e Sami Lushtakut e ka detyruar gjykatësin Beqir Kalludra që të paralajmëroj se nëse nuk vjen herën e ardhshme, atëherë do të kërkohet që ai të sjellët me forcë në Gjykatë.

Avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci tha për KALLXO.com se Gjykata nuk ka lëshuar fletarrest për Lushtakun.

Koci ka shtuar gjithashtu se mungesa e sotme e Lushtakut në seancë ka qenë me arsye dhe se gjykatësi në fjalë ka qenë i njfotuar për këtë.

“Gjykata nuk ka lëshu fletarrest. Unë i’a kam spjegu në Gjykatë, e kam arsyetu z.Lushtaku, pra e ka pas një arsye, të cilën unë nuk mund ta shpalosi për publikun edhe gjyqtarë ka qenë i informuar, kështu që nuk është lëshu urdhër arrest, por herën e ardhshme nëse nuk shkon ai, atëherë kërkohet ndihma e Policisë. Unë pak pa fillu seanca e kam njoftu gjyqtarin.

Seanca e ardhshme për këtë rast është caktuar për datën 9 janar të vitit të ardhshëm.

 

https://kallxo.com/paralajmerohet-arrestimi-i-sami-lushtakut-nese-nuk-paraqitet-ne-gjykate/

 

Në lidhje me tenderin gjashtë milionësh për sigurimin e objekteve të KEK-ut, prokuroria i akuzon Sami Lushtakun, Arben Gjukajn, ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit Hysni Hoxhen, Esat Tahirin, Milazim Lushtakun, Driton Pruthin dhe Azem Durakun Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku akuzohen për veprën penale mashtrim, ish-drejtori i prokurimit Driton Pruthi, ish-drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj dhe ish-kreu i OSHP-së Hysni Hoxha akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar.

Ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare ndërsa Azem Duraku akuzohet për nxitje në keqpërdorim. Çështja e këtij tenderi të KEK-ut kishte shkuar më herët deri në Gjykatën Kushtetuese, e cila refuzoi kërkesën e të akuzuarve për t’i vënë masë të përkohshme procesit.