Avdullah Hoti - Foto: KALLXO.com

Avdullah Hoti: Kuvendi është bërë jo funksional, duhet të shkojmë në zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se tashmë gjashtë muaj Kuvendi i Kosovës është jofunksional.

“Plot seanca janë të hapura me dhjetëra pika të rendit të ditës të papërfunduara. Koalicioni PAN e ka humbur shumicën parlamentare. Qeveria e Kosovës funksionon pa legjitimitet demokratik. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje për të ri-vendosur rendin demokratik”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria dhe institucionet e tjera janë kthyer në shërbim të interesave personale.

“Pasojat për shtetin e Kosovës janë të mëdha çdo ditë që vazhdon kjo qeverisje jo legjitime. Proceset kryesore në vend po ngecin. Dialogu është marrë në duart e një personi që po vepron jashtë kompetencave kushtetuese.
Qeveria dhe institucionet e ndërlidhura me të janë kthyer në shërbim të interesave të partive në pushtet”, ka shkruar Hoti.