Ilustrim

Autostrada Prishtinë-Prizren shoferit vozitë më shpejtësi 304km/h

Policia e Kosovës ka bërë të ditur së janë shqiptuar masa ndaj vozitësit që kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar në autostradën “Dr.Ibrahim Rugova”.

Sipas një komunikate për media, shoferi i automjetit ishte në lëvizje me shpejtësi 304km/h në zonën ku shpejtësia është e kufizuar në 100 km/h.

Masat që shqiptohen për vozitësin në këtë rast janë 300 euro gjobë, 3 muaj ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, si dhe 3 pikë negative.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë javës së kaluar, Njësia për Kontroll të Autostradave ka shqiptuar 652 tiketa për tejkalim të shpejtësisë.