Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi Foto: Facebook

Autoriteti i Konkurrencës 'heton' bankat

Bankat në Kosovë janë nën përcjelljen e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), për veprimet e tyre, siç thuhet, potencialisht në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka thënë se janë duke i përcjellë veprimet e disa bankave në Kosovë, bashkë me Bankën Qendrore.

“Pas disa konsultimeve që kemi bërë me BQK-në, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me kujdesë është duke i përcjellur veprimet e disa bankave, e veprime që potencialisht mund të jenë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës”, ka shkruar Prestreshi në Facebook.

 

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’