Dogana e Kosovës - Foto: Rtv21

Asnjë hyrje me produkte të Serbisë në Doganën e Kosovës

Asnjë kamion me produkte të Serbisë nuk ka hyrë sot në Doganën e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adratik Stavileci.

“Që nga dje pasdite e deri më tani nuk ka pasur asnjë hyrje të kamionëve me produkte  të Serbisë në Doganën e Kosovës”, tha Stavileci për KALLXO.com.

Pas  vendimit të  Qeverisë së Kosovës për rritjen në  100 përqind të taksës doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, Dogana e Kosovës ka filluar menjëherë zbatimin e këtij vendimi.

Stavileci ka thënë dje për KALLXO.com  se janë vërejtur  ulje të importeve, derisa deri tani janë kthyer 20 kamionë  të cilët pas pranimit të informatës për taksën e re janë kthyer prapa.

https://kallxo.com/dogana-kthen-prapa-20-kamione-me-produkte-nga-serbia-dhe-bosnja-e-hercegovina/

Në disa komuna serbe sot janë paralajmëruar protesta për shkak të rritjes së taksës për produktet serbe nga 10 përqind në 100 përqind.

Sipas mediave serbe, vendimi është marrë pas takimit që serbët nga Kosova patën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pak ditë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ngritjen e taksës doganore ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës nga 10 në 100 përqind.

KALLXO.com ka raportuar sot për protestën e cila u mbajt në Rudare të Zveçanit nga banorët serb.

Duke iu drejtuar masës së të tubuarve, kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, e vlerësoi të rëndë situatën në veri.

“Situata është shumë e rëndë”, tha ai para protestuesve.

 

https://kallxo.com/protesta-e-serbeve-ne-rudare-te-zvecanit-video/

.