KK i Prizrenit - mbledhja e Asamblese - 31.01.2019 - KALLXO..

Asamblistët e Prizrenit kërkojnë laptopë të rinj

Në mbledhjen e parë të vitit 2019 të Asamblesë Komunale të Prizrenit po shqyrtohen pikat e rendit të ditës, e ndër to ishte edhe koha kur asamblistët kishin kohën e tyre për pyetje e ngritjen e çështjeve të ndryshme.

Asamblistja Kujtesa Kabashi – Shatri nga radhët e LDK-së kishte pyetje për drejtorin e Administratës Publike, Osman Hajdaraj.

E e njëjta kërkoi nga drejtori që asamblistëve t`u sigurohen laptopë për punë.

“Ose tash e tutje materialet të na dërgojnë me postë”, u shpreh ajo.

Këtë e kërkoi edhe asamblisti nga radhët e PDK-së, Alush Shala, i cili në mbledhjen e Komitetit për politikë dhe financa, e kishte pyetur kryesuesin e Kuvendit, Artan Abrashin, se kur do të sigurohen laptopët e rinj  për asamblistët.

Drejtori i Administratës, Osman Hajdaraj, për shkak të kohës së kufizuar nuk dha përgjigje për këtë çështje.