Asambleja e Pejës Mban Një Minutë Heshtje për Deharin

Asamblistët e Pejës kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili vdiq më 5 nëntor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Kërkesa për nderimin e Deharit erdhi nga asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mevlyde Idrizi.

“Kërkoj nga të gjithë të pranishmit që të mbajmë një minutë heshtje për vdekjen në burgun famëkeq të Prizrenit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari”, tha asamblistja Idrizi.

Kërkesës së saj iu përgjigjën të gjithë të pranishmit në sallën e Asamblesë Komunale të Pejës.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari u gjet i vdekur në qelinë e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren me 5 nëntor.

http://kallxo.com/vdes-ne-qender-te-paraburgimit-nje-aktivist-i-vv-se/

Dehari po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se ishte pjesëmarrës në sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës në natën e 4 gushtit të këtij viti.

http://kallxo.com/sulmohet-me-mjet-shperthyes-kuvendi-i-kosoves/

Pas procesit të autopsisë, kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë se Dehari ka vdekur nga asfiksia.

http://kallxo.com/syle-hoxha-astrit-dehari-ka-vdekur-nga-asfiksia/

Ndërsa, raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore rreth shkaqeve të vdekjes së Astrit Deharit, i bërë publik më 18 nëntor, përcakton se ai ka bërë vetëvrasje.

http://kallxo.com/mjekesia-ligjore-percakton-se-astrit-dehari-beri-vetevrasje/

Për këtë rast Ministria e Drejtësisë kishte suspenduar katër zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

http://kallxo.com/suspendohen-4-zyrtare-te-qendres-se-paraburgimit-ne-prizren/

Ndërsa shoqëria civile disa herë organizoi protestë, duke kërkuar zbardhjen e plotë të rastit të vdekjes së Astrit Deharit.

http://kallxo.com/drejtesi-per-astritin-kerkohet-edhe-ne-peje/

Për këtë rast është dorëzuar edhe peticion në Kuvendin e Kosovës nga aktivistët e shoqërisë civile që të mbahet seancë e jashtëzakonshme për rastin Dehari.

http://kallxo.com/peticioni-per-astrit-deharin-dorezohet-ne-kuvend/

Por, seanca nuk u mbajt.

http://kallxo.com/rasti-astrit-deharit-tensionin-serish-kuvendin/