Dallim shumë i vogël i LVV dhe AAK në Gjakovë në garën e asamblistëve (DOKUMENT)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pritet të ketë më së shumti asamblistë në Kuvendin Komunal të Gjakovës.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, janë gjithsej 11 mijë e 76 vota apo 30.2% që kanë shkuar për kandidatët për asamble nga radhët e AAK-së.

E pasuar nga Vetëvendosje që ka marrë 10 mijë e 496 vota apo 28.62%.

Ndërsa PDK dhe LDK janë renditur e treta, respektivisht e katërta në garën për Asamblenë e Gjakovës.

Ndërkaq, AAK me Ardian Gjinin ka shkuar në balotazh me Mimoza Kusari – Lila nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ardian Gjini radhitet i parë me 46,00 për qind. Mimoza Kusari – Lila ka grumbulluar 37,08 për qind, kurse i tretë renditet Ferdinand Kolaj nga Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës me 6,64 për qind të votave.

Më pas është Teki Shala nga LDK me 5,60%, Arbënesha Kuqi nga PDK me 3,39% të votave.

Kandidati i NISMA-së, Fazli Hoxha mori 1,29% ose 517 vota.

Këtu mund t’i gjeni rezultatet preliminare për Kuvendin Komunal të Gjakovës.