Foto-ilustrim

Arrestohet, Shtiu me Armë në Dasmë

Policia njofton se rasti ka ndodhur në rr. “Isa Boletini” në Gjilan dje pak pas mesnate.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gaz dhe një gëzhojë”,  thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt

Rasti nga Policia po trajtohet si armëmbajtje pa leje.