Foto: Ilustrim

Arrestohet shtetasi shqiptar në kufi me Kosovën

Një burrë nga Shqipëria  është arrestuar nga policia për kalim ilegal të kufirit.

Sipas policisë në pikën kufitare në Vërmicë, një shtetas i Shqipërisë është arrestuar, pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin.

Ngjarja ka ndodhur orët e mbrëmjes së kaluar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.