Ilustrim

Arrestohet për lajmërim të rremë rreth rrëmbimit të një personi

Për një lajmërim të rremë në lidhje me rrëmbimin e një personi është arrestuar një i dyshuar në Ferizaj.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka deklaruar rrejshëm rrëmbimin e një personi, duke kërkuar para të gatshme nga viktima, në këmbim të personit.

Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit, i dyshuari, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti nga ana e policisë po cilësohet si lajmërim i rremë.