Arrestohet për vjedhje të 2,500 eurove nga kompania ku punonte

Në komunën e Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull i komunitetit shqiptar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte përvetësuar në mënyrë mashtruese një shumë prej 2.500 euro nga firma ku ishte duke punuar.

Sipas Raportit të Policisë, rasti ka ndodhur me 9 korrik dhe cilësuar si përvetësim në detyrë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.