Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të telefonit

Dje rreth orës 19:30, në “Albi Mall”, në Veternik ka ndodhur një vjedhje.

Viktima ka raportuar në polici se një person i dyshuari i ka vjedhur telefonin.

Në raportin ditor, policia ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuari, pasi i njëjti është identifikuar se i ka vjedhur telefonin ankueses.

Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.