Arrestohet edhe një Aktivist i “Vetëvendosjes”

Sipas një njoftimi të këtij subjekti politik Zeqiri është arrestuar në shtëpinë e tij në Fushë-Kosovë.

“Vetëvendosja” reagoi ndaj këtij arrestimi duke thënë se “Policia e Kosovës po vazhdon të përdoret nga ky pushtet kriminal për ta shtypur Lëvizjen Vetëvendosje ne mënyrë që të ketë hapësirë te mjaftueshme për t’i realizuar interesat e Serbisë në Kosovë”.

“Vetëvendosja” në reagim u bëri thirrjeve partive në pushtet që të heqin dorë nga arrestimet e aktivistëve të saj.

“I bëjmë thirrje këtij pushteti që të heqë dorë nga këto veprime të pista e të padrejta, si përndjekjet ndaj opozitës dhe deportimet e shtetasve shqiptarë, të heqë dorë nga marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit si dhe sa më parë të shpallen zgjedhjet e reja,” thuhet në reagim.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje” Boiken Abazi u depërtua dje në Shqipëri, ndërsa iu ndalua hyrja në Kosovë për dy vjet.

http://kallxo.com/boiken-abazi-deportohet-nga-kosova/

Për arrestimin e sotëm KALLXO.com tentoi ta kontaktojë edhe policinë, por nuk arriti ta bëjë këtë.