
Sulmi ndaj Gazetarit Taulant Osmani
Arrestohet i Dyshuari i Dytë për Sulmin ndaj Gazetarit Taulant Osmani
Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Jetish Maloku, ka konfirmuar për KALLXO.com se i dyshuari i dytë për sulmin ndaj gazetarit të KALLXO.com, Taulant Osmanit, është arrestuar sot në orët e pasditës.
Sipas prokurorit, i dyshuari është dërguar në stacion policor dhe është ndaluar për 48 orë.
Taulant Osmani, gazetari i KALLXO.com është kërcënuar, fyer dhe tentuar të sulmohet nga disa persona të shtunën teksa po ndiqte protestën e shoqërisë civile në Gjilan kundër zhvendosjes së shtatores së Luftës Nacional- Çlirimtare “Ushtarët e Ramë”.
http://kallxo.com/sulmohet-kercenohet-dhe-fyhet-gazetari-i-kallxo-com/
Lidhur me këtë sulm është arrestuar një person.
http://kallxo.com/ndalet-per-48-ore-ne-polici-sulmuesi-gazetarit/
Prokurori Maloku tha sot se edhe një i dyshuar tjetër është në kërkim.
http://kallxo.com/kerkohet-dyshuari-dyte-per-sulmin-ndaj-gazetarit-te-kallxo-com/
Sulmin ndaj gazetarit Taulant Osmani e kishin dënuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, etj.