Foto: Ilustrim

Dënohet me gjobë personi i cili sulmoi gazetarin Valon Syla

Gjykata e Prishtinës ka dënuar të akuzuarin B.J për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

I njëjti është shpallur fajtor dhe është dënuar me gjobë në shumë prej 4,500 euro.

Gjykata ka njoftuar se i akuzuari e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje për këtë vepër.

Rrethanë rënduese sipas Gjykatës është është kryer vepra penale në vend publik dhe në prezencë të kalimtarëve të rastit, duke shkaktuar shqetësim në popullatë.

Kujtojmë se sulmi ndaj gazetarit Syla kishte ndodhur pas reagimeve të shumta ndaj deklaratave të tij lidhur me diasporën.

I akuzuari më 22 dhjetor 2020, në rrugën “Robert Doll” e kishte goditur me duar në kokë dhe qafë gazetarin Syla të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore sipas ekspertizës mjeko-ligjore.

Sulmohet gazetari Valon Syla në Prishtinë