Gashi: Me rastin e gazetarit Valon Syla po merret Njësia e Anti-Terrorit

Në emisionin “Kallxo Përnime”, Kreshnik Gashi, redaktor në KALLXO.com, lidhur me sulmin e sulmit ndaj gazetarit Valon Syla, ka thënë se po merret Njësia e Anti-Terrorit.

Sipas tij, pista kryesore e hetimit ka të bëjë që sulmi është kryer nga elementet radikale islamike.

“Pista momentale është që kemi të bëjmë me një sulm i cili është kryer nga elementet radikal islamik dhe motivi është në drejtim të asaj që e ka thënë Z. Syla dhe kjo është një fakt bukur shqetësues në rast se konfirmohet që kemi një sulm prej elementeve islamike në vendin tonë ndaj një gazetari që ka shpërfaq mendimin e vet të lirë në publik dhe ky është një sinjal i rrezikshëm për vendin tonë”, tha Gashi.

Ai ka shtuar se ajo që është paralajmëruar që disa vjet tashmë ka nisur veçse të jetësohet në Kosovë.

“Frika prej terrorit prej grupeve radikale islamike që veprojnë në vendin tonë kanë nisë me u jetësu dhe kemi sinjalet e para të aktit të dhunës të cilat po ndodhin në vendin tonë” – shtoi ai.

Gashi ka lënë fajtorë për këtë sulm institucionet e vendit pasi që, sipas tij, ato kanë injoruar ekstremizmin islamik dhe ekstremizmin me motive fetare.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte bërë të ditur se janë arrestuar tre persona për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Pas këtij sulmi kane reaguar zyrtarë institucional të vendit.

Ndryshe, të martën, drejtori i Gazeta Metro dhe gazetari, Valon Syla është sulmuar te martën nga tre presona në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.

Sulmohet gazetari Valon Syla