Arrestohet 18 vjeçari për grabitjen e armatosur në Podujevë

18 vjeçari me inicialet Sh. T është arrestuar gjatë ditës së sotme si i dyshuar për grabitjen e armatosur e cila ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Podujevë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Hazriaj, e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com duke shtuar se 18 vjeçari është dërguar në mbajtje.

“Sot në orën 18:35, nga njësitet policore të stacionit të Podujevës është arrestuar personi i dyshuar për grabitjen që ka ndodhur dje në një filiale për transfere parash në Podujevë. Sipas prokurorisë i njëjti është dërguar në mbajtje”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se hetuesit policor janë duke kryer të gjitha veprimet policore në lidhje me rastin në fjalë.