Arrestohen Pesë Deputetë të Vetëvendosjes

Glauk Konjufca, Aida Dërguti, Besa Baftiu, Faton Topalli dhe Fisnik Ismaili janë arrestuar para pak minutave nga Policia e Kosovës.

Arrestimi i tyre është bërë sapo ata kanë dalë nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë ditës së sotme janë arrestuar edhe dy deputetet tjera të bllokut opozitar, Teuta Haxhiu e Time Kadrijaj të AAK-së.