Foto: Ilustrim

Arrestohen Dy Persona, Sulmuan Policinë

Dy persona të komunitetit serb janë arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi që përveç që nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë edhe i kanë sulmuar fizikisht ata. Ngjarja ka ndodhur në Shtërpcë.

Sipas Policisë, sulmuesit ishin nën ndikim të alkoolit. “Viktimat kanë pësuar lëndime trupore, për çka ata kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Policia po e trajton rastin si sulm ndaj personit zyrtar.