Ilustrim

Arrestohen dy persona për prodhim dhe shitje të narkotikëve

Dy persona janë arrestuar dje nga Policia e Shtetit në Shqipëri nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.

Policia e Shtetit ka njoftuar se  Departamenti për Hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me Njësitin e Forcave Operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Open” ,ka arrestuar dy të dyshuarit në flagrancë.

Të dyshuarit janë zënë në flagrancë me lëndën e dyshuar narkotike e llojit kanabis, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në njoftim thuhet se materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për veprime të mëtejshme