Ilustrim

Arrestohen dy pejanë për gjueti pa leje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar në rrugën “Maja e Zezë” në komunën e Pejës, nën dyshimin se kanë kryer gjueti pa pasur leje.

Ata kishin dalur për të gjuajtur kafshët e pyllit, në ditën kur gjuetia ishte e ndaluar.

Në raportin e Policisë thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, si dhe 37 fishekë.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.