Foto: Ilustrim

Arrestime në Aksionin e Doganës dhe Policisë

Arrestimin e tyre e konfirmoi për KALLXO.com Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Në  14 lokacione gjate aksionit janë arrestuar 5 persona,” tha Hoxha.

Ai tregoi edhe për çka ata po dyshohen

“Të arrestuarit janë të dyshuar për vepra penale kontrabandim me mallra dhe shmangie nga pagesa e tarifave doganore,” tha Hoxha.

Dogana dhe Policia e Kosovës nisën sot në mëngjes një aksion kundër kontrabandimit dhe falsifikimit të mallrave në rajonet e Prishtinës dhe Gjilanit.

http://kallxo.com/aksion-ne-prishtine-e-gjilan-kunder-kontrabandes/