Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Arrestim për Kontrabandim të 72 Mijë Vezëve

Policia në raportin e përditshëm njofton se ka arrestuar tre persona në fshatin Stanqiq të Gjilanit nën dyshimet e kontrabandimit me vezë.

Të arrestuarit 72 copë vezë po i transportonin përmes rrugëve ilegale.

“Janë arrestuar tre të dyshuar pasi që të njëjtit janë takuar duke transportuar me automjetin e tyre  200 pako me vezë pule (72000 copë) dyshohet se për  destinacionin kishin epublikën e Maqedonisë përmes rrugëve ilegale”, sqaron raporti policor.

Sipas policisë të dyshuarve u është caktuar ndalimi policor, ndërsa automjeti dhe vezët e gjetura në të janë konfiskuar.

Në maj të vitit të kaluar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës njoftoi se do të lejojë në treg vetëm vez%t që kanë të shtypur kodin e prodhuesit të tyre.

http://kallxo.com/ne-treg-vetem-vezet-kode/

Para tri ditësh KALLXO.com shkroi për një aksion të doganës, policisë dhe Administratës Tatimore të Kosovës kundër kontrabandës në Mitrovicën Veriore.

http://kallxo.com/aksion-doganes-ne-mitrovicen-veriore/

Shkrimet tjera të KALLXO.com pwr aksionet kundër mallrave të kontrabanduar mund t’i lexoni këtu.