Armë, drogë e thika në oborr të shkollës ‘Sami Frashëri’

Pesë persona, dy prej të cilëve të mitur janë shoqëruar në polici nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe posedim të drogës në oborr të shkollës së mesme “Sami Frashëri” të kryeqytetit.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në Prishtinë.

“Pesë persona të dyshuar dy prej tyre moshë e mitur, janë shoqëruar në stacion policor pasi në oborrin e shkollës ‘Sami Frashëri’ afër tyre është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë të dyshuar narkotike si dhe është konfiskuar një armë zjarri e llojit ‘Bereta’, me një karikator dhe shtatë fishek dhe dy thika xhepi”, thuhet në raportin policor.

Me urdhër të prokurorit, pesë personat e dyshuar pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.