Ariu i murrmë kthehet në 'vendbanimin' e vet

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka njoftuar se ariu i vogël i murrmë i pagëzuar “Sharri” është kthyer në habitatin e vet.

“Këlyshi i vogël i llojit të ariut të murrmë i pagëzuar “Sharri”, i cili me datën 28.02.2019 ishte pranuar nga stafi i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” nga një banor i Komunës së Prizrenit, i është kthyer habitatit të tij natyrorë në territorin e Parkut aty ku edhe përket”, është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

Tutje ata kanë publikuar edhe një video ku shihet se ariu gëzon shëndet të mirë dhe është i lirë.

“Ai ishte marrë në mbikëqyrje të personave kompetent nga DAPK “Sharri”, pasi që në momentin e pranimit nuk ishte i gatshëm të kthehej në natyre. Përmes kësaj video dhe këtij njoftimi AMMK informon opinionin publik por njeherit edhe demanton disa dezinformata që ditë më parë ishin shpërndarë në opinion nga disa portale”, thuhet në njoftim.

Vendodhjen e ariut të murrmë në bodrumin e një prone në Parkun Kombëtar të Malit të sharrit e kishte zbuluar  organizata Ndërkombëtare e Mirëqenies së Kafshëve, FOUR PAWS, e cila i kishte  thirrje bërë thirrje institucioneve të dorëzojnë ariun e murrmë në Parkun e Arinjve.

https://kallxo.com/organizata-four-paws-i-ben-thirrje-institucioneve-te-dorezojne-ariun-e-murrme-ne-parkun-e-arinjve/

.