Argjentina shënon fitore, kualifikohet tutje

Ndeshja kundër Nigerisë ishte rasti i fundit për Argjentinën që të kualifikohen në fazën e eliminimit direkt, e këtë rast e shfrytëzuan argjentinasit.

Ylli i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi ishte i pari që shënoi në këtë ndeshje në minutën e 14të, por pjesa e dytë filloi në favorin e nigerianëve.

Në minutën e 51të ishte mbrojtësi i Chelsea-t Victor Moses i cili nga pika e penalltisë barazoi rezultatin.

Pas një pjese të dytë në ethe për Argjentinën, mbrojtësi i Manchester United, Marcos Rojo arriti të shënojë gol në minutën e 86të, për të dërguar Argjentinën tutje, shkruan rtv21.tv.

Në anën tjetër Kroacia mundi Islandën me rezultat 2 me 1, me golat e Milan Badelj dhe Ivan Perisic, përderisa Islanda golin e saj të vetëm e shënoi me anë të Gylfi Sigurdsson nga pika e 11 metërshit.

Kroacia kualifikohet në vendin e parë me 9 pikë pas 3 ndeshjeve, ndërsa Argjentina arrin të kualifikohet me 4 pikë./21Media