Natalya Apostolova | Foto: KALLXO.com

Apostolova kundër lejimit të importimit të veturave të vjetra

Shefja e zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova i është drejtuar me një thirrje Kuvendit të Kosovës duke kërkuar që të mos jelohet importimi i veturave më të vjetra se dhjetë vjet. Ajo ka kërkuar nga deputetët që të mos votohet propozimi i Komisonit për Zhvillim Ekonomik, i cili lejon importin e veturave të vjetra deri në 15 vjet. Ajo ka kujtuar se kjo bie ndesh me rregulla të BE-së.

“I bëj thirrje parlamentit që të mos votojë propozimin për lejimin e importit të veturave më të vjetra se 15 vjet. Ky propozim është në kundërshtim me direktivat e BE-së për emetimin e dioksidit të karbonit nga automjetet. Do të ketë ndikim serioz në shëndetin publik. Raporti i fundit i Agjencisë evropiane të Mjedisit e rendit Kosovën ndër vendet me ajrin me të ndotur në Evropë. Inkurajoj Kuvendin që të mos ndryshojë kufizimin për importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet”, ka shkruar Apostolova në Twitter.

Kufizimi i importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet ka hyr në fuqi më 1 janar 2018.