Shefja e BE-së gjstë një takimi me Enver Hoxhajn | Foto: KALLXO.com

Apostolova: Kosova Lart në Agjendën e BE-së

Apostolova që zëvendësoi Samuel Zhbogarin në pozitën e numrit një të BE-së në Kosovë, u takua sot me ministrin e jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj.

“Kosova është vend sfidues dhe i rëndësishëm. Ne si BE po kalojmë një fazë të brendshme tranzicioni dhe Evropa ka kriza si ajo e refugjatëve, por Kosova është shumë lart në agjendën tonë. Jam po ashtu shumë e interesuar edhe në fushën e të drejtave të njeriut,” tha Apostolova.

Ministri Hoxhaj tregoi se për çfarë bisedoi me Apostolova-n.

“BE është një prej partnerëve më strategjikë që ka Kosova. Folëm për takimin e parë të tetorit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, i cili do të kryesohet nga unë. Biseduam se çfarë duhet të bëjmë që të koordinohemi sa më shumë,” tha Hoxhaj.

Ai bëri të ditur se me Apostolova-n u bisedua edhe për liberalizimin e vizave dhe dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.