Hasan Shala - Gjykata e Apelit

Apeli në 2018-ën u mor me 125 raste të korrupsionit

“Viti 2018 ka qenë viti më i suksesshëm për Gjykatën e Apelit që nga themelimi i saj”, kështu ka deklaruar, Hasan Shala, kryetar i Apelit.

Shala tha se për herë të parë në historinë e kësaj gjykate, numri i lëndëve të zgjidhura gjatë një viti, kap shifrën rekorde 13 mijë e 641 lëndë.

Ai deklaroi se numri i lëndëve të pa zgjidhura nuk po rritet por po zvogëlohet.

“Në majin gusht të vitit që lamë Gjykata e Apelit kishte 13 mijë e 834 lëndë të pa zgjidhura, ndërsa tani ka 12 mijë e 957, do të thotë 427 më pakë. Vitin 2018 Gjykata e Apelit e kishte filluar me 12 mijë e 576 lëndë të trashëguara, gjatë vitit kanë Arritur edhe 14 mijë e 21 lëndë ( shifër  kjo më e madhja e regjistruar ndonjëherë) do të thotë kjo gjykatë ka pasur në punë gjithsej 26 mijë e 597, dhe prej tyre kanë arritur t`i zgjidhin 13 mijë e 640 lëndë, ndërsa në punë vazhdojnë të mbesin 12 mijë e 957”, tha ai.

Sipas tij, në vitin 2018 Gjykata e Apelit ka zgjidhur rreth 2 mijë lëndë me shumë se në vitin 2017, dhe mbi 3 mijë lëndë më shumë se në vitin 2016.

“Kjo është bërë me një staf pothuajse të njëjtë të gjyqtarëve”, tha ai.

Shala theksoi se lajmi më i mirë është se në Gjykatën e Apelit në këtë javë do të fillojnë punën 10 gjyqtarë të rinj.

Për lëndët e korrupsionit zyrtar dhe ato të shënjestruara  Shala tha se janë lëndë që kjo gjykatë i shqyrton me prioritet të plotë.

“Nga viti 2017 Gjykata e Apelit ka trashëguar 16 raste kundër korrupsionit zyrtar, ndërsa gjatë vitit 2018 kanë pranuar edhe 109 lëndë gjithsej në punë i kanë pasur 125 raste. Të kryera 107, ndërsa vazhdojnë të mbesin në punë edhe 18”, tha ai.

I pari i Apelit sa u përket lëndëve të shënjestruara tha se i kanë kryer në afat rekord dhe se aktualisht nuk kanë asnjë të tillë.

Gjithashtu për divizionin e Gjykatës se Apelit në Mitrovicë deklaroi se janë marrë vesh që lëndët e gjashtë komunave me shumice serbe kotej jugut të gjykohen në Prishtinë nga kolegjet e përbëra me 2 gjyqtarë të komunitetit serb  dhe 1 shqiptar. Sipas Shalës lëndët do gjykohen si Gjykatë e Apelit e Kosovës, e jo si divizion.