Ansambli ‘Shota’ merr pjesë në dy festivale folklorike jashtë vendit

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, pritet të marrë pjesë në dy prej festivaleve me prestigjioze folklorike botërore, në Büyükçekmece të Turqisë dhe në Seul të Koresë së Jugut.

Fillimisht ansamblit “Shota” do të marrë pjesë në festivalin Ndërkombëtar të Kulturës dhe Arteve të Büyüçkmeces  në Turqi, i cili mbahet nga 26 korrik deri më 3 gusht 2019.

Përmes një njoftimi për  media menaxhmenti i “Shotës” bënë të ditur se në festivalin e Büyüçkmeces do të jetë në garë me 27 shtetet tjera pjesëmarrëse me një traditë të muzikës folklorike.

Sipas këtij njoftimi, gjatë prezantimit në këtë festival “Shota” mëton ta prezantojë denjësisht shtetin e Kosovës dhe kulturë, traditën dhe trashëgiminë shpirtërore të shqiptarëve.

“Kjo është hera e tretë që Ansambli “Shota”, merr pjesë në këtë Festival, i cili është i kategorisë A dhe ndër Festivalet e para të organizuara nga CIOFF (Federata botërore e folklorit dhe Festivaleve). Më herët Ansambli ka marrë pjesë në vitin 2004 dhe në vitin 2013. Në vitin 2013, ‘Shota’ ishte radhitur e dyta, në konkurrencë të 25 Ansambleve”, thuhet në komunikatën e ansamblit.

Ndërsa në shtatorë të këtij viti, “Shota” do të marrë pjesë në festivalin “Cheonean Folklore and Dance Festival”, në Sul të Korës së Jugut. Në vitin 2011, në këtë festival ky ansambël kishte marrë çmimin e tretë.

Përveç pjesëmarrjes dy festivali AKKV ‘Shota’ është ftuar nga komuniteti Arbëresh i Horës së Arbëreshëve në Sicili që të jetë pjesë e manifestimin tradicional “Festa e Themelimit”.

Ky aktivitete mbahet më 30 gusht 2019,  dhe pritet të jetë në bashkorganizim në mesë “Shotës” dhe Ministrisë së Diasporës së Kosovës.