Vendoset për mbajtjen e tri festivaleve të mëdha të filmit në Kosovë

Tri festivalet e mëdha të filmit në Kosovë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër – Dokufest, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtin – Prifilmfest dhe Festivali Nërkombëtar i Animacionit – Anibar, do të mbahen ashtu edhe siç është planifikuar.

Por, duke respektuar  rekomandimet e dhëna nga institucionet për parandalimin e COVID-19.

Ky vendim është marrë gjatë një takimi të përbashkët të drejtuesve të këtyre festivaleve me Qendrën Kinematografike të Kosovës.

Qendra Kinematografike e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se të tri këto festivalet do të mbahen këtë vit, por duke zbatuar dhe përshtatur mënyrën e organizimit që të respektohen në plotni rekomandim e dhëna nga institucione për të luftuar pandeminë e Coronavirusit.

“Në konsultimin e fundit të përbashkët në mes të tri festivaleve të Kosovës, Prifilm Festit, Dokufestit, e Anibarit, dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, u diskutua rreth mënyrave të organizimit të edicioneve të këtij viti në kontekstin e ri të krijuar për shkak të pandemisë Covid 19”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

Sipas këtij njoftimi drejtuesit e tri festivaleve kanë shpehur gatishmërinë që festivalet të mbahen sipas planifikimeve.

“Veton Nurkollari, dejtori artistik i ‘Dokufestit’  ka thënë se po  vazhdohet me përgatitjet për organizimin e edicionit të XIX të festivalit, paraparw të mbahet në Prizren nga data 7 -15 gusht 2020. Ndërsa Vjosa Berisha, drejtoreshë e ‘PriFestit’  është shprehur se janë duke u  shikuar mundësitë se si do të modifikohet festivali për t’u përshtatur me situatën e krijuar për shkak të pandemisë. Datat nuk do t’i lëvizim janë 14-19 korrik 2020, por do të bëhen disa aktivitete online për shkak të vështirësive që mund të hasim për të sjellë ekspert dhe profesionist të industrisë nga vendet tjera në Prishtine këtë vit. Kurse filmat po i shikojmë mundësitë që të shfaqen në disa lokacione open air për të evituar çfarëdo rrezikshmërie nga virusi”, thuhet në njoftimit e QKK-së.

Pos sipas këtij njoftimi edhe Arba Hatashi, drejtoreshë e festivalit të “Anibar” është shprehur se  ekipi i ‘Anibarit’, është duke punuar në mënyrë të vazhdueshme lidhur me krijimin e kushteve që festivali i cili është paraparë që të mbahet me data 13-19 korrik, të vazhdojë të jetë në shërbimin të komuniteit lokal, kombëtar e ndërkombëtar.