Foto-ilustrim

Ankohet se u Sulmua Fizikisht nga Burri

Policia në raportin e saj të përditshëm njofton për në rast të dhunës familjare në Prishtinë.

Një grua, sipas raportit, i është ankuar policisë se është sulmuar fizikisht nga burri i saj.

Policia njofton se i dyshuari për sulmin është intervistuar, ndërsa për intervistimin është njoftuar prokurori.

I dyshuari nuk është arrestuar.

KALLXO.com ka shkruar edhe për shumë raste të dhunës në familje.