Ambasadori Kosnett vizitoi Xhaminë e Madhe në Prishtinë - FOTO

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar sot Xhaminë e “Mehmet Fatihut” e njohur si Xhamia e Madhe, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, ambasadori dhe gruaja e tij, janë takuar me përfaqësues të Bashkësisë Islame, për të diskutuar sfidat me të cilat ballafaqohen muslimanët dhe kontributet që ata po bëjnë në shoqërinë kosovare.

“Ne qëndrojmë me muslimanët e Kosovës në dënimin e islamofobisë dhe sulmit të tmerrshëm në Christchurch”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.