Ambasadori i Norvegjisë | Foto: Facebook

Ambasadori: Konsensusi i partive shpejton progresin

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë Per Strand Sjaastad tha se konsensusi i partive politike mund ta shpejtojë progresin e Kosovës.

“Progresi do të jetë më i shpejtë mes konsensusit mes partive politike”, tha Sjaastad.

Ambasadori tregoi cilat gjëra do t’ia hapin rrugën Kosovës.

“Marrëdhëniet me Serbinë dhe luftimi i korrupsionit. Adresimi me sukses i këtyre dy çështjeve do të hapë rrugë në gjithë sektorët”, porositi Sjaastad.

Ai parashikoi çfarë do t’i ndodhë Kosovës në dekadën e ardhshme.

Në dekadën e ardhshme Kosova duhet ta përmbyllë kapitullin e tranzicionit. Duhet ta ndërtojë në kapitull të ri”, tha ambasadori norvegjez.

Ai deklaroi se Kosova ka nevojë për institucione të forta.

“Kosova ka burra e gra të fuqishme e të zotë, gjithashtu ka nevojë për institucione të forta. Kosova besoj se ka zotësi”, tha ambasadori Sjaastad.

Ai ishte pjesë e një konference ku u fol për dekadën e ardhshme të Kosovës.