Bislimi takohet me Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislmi ka takuar sot Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Haakon Blankenborg.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Bislimi ka shprehur falënderimin e tij për rolin aktiv e të rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve, e veçanërisht për mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Me theks të veçantë u diskutua mbi fushën e ekonomisë, ku zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi përfaqësuesin Blankenborg me të arriturat dhe sukseset e Kosovës në vitin që po lëmë pas si dhe masat e ndërmarra nga qeveria” – thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Po ashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për procesin e dialogut me Serbinë.

“Në përfundim, zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi vlerësimin për mbështetjen e Norvegjisë për Republikën e Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm për zhvillimin dhe sigurinë e rajonit” – thuhet në fund të njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.