Greg Delawie - Foto: KALLXO.com

Ambasadori Delawie përshëndetet me kryetarët e komunave të Kosovës

Ambasadori Amerikan Greg Delawie mëngjesin e sotëm ka ftuar në takim lamtumirës kryetarët e komunave të Kosovës.

Komuna e Malishevës njofton se në mesin e të ftuarve ishte edhe kryetari i kësaj komune Ragip Begaj.

“Në Këtë takim u bisedua për zhvillimet nëpër komunat e Kosovës, sfidat dhe vështirësitë në qeverisjen lokale, bashkëpunimi ndërmjet komunave si dhe ndihma këshilluese, që po e japin ambasadat e vendosura në Kosovë për komunat”, njofton komuna.

Sipas njoftimit, Greg Delawie dhe kryetari, Begaj e shfrytëzuan këtë takim, për të biseduar veçmas për Komunën e Malishevës, zhvillimet ekonomike, sociale dhe infrastrukturën në përgjithësi si dhe për të ardhmen më të mirë për mirëqenien e qytetarëve të Malishevës.

“Ishte takim shumë miqësorë mes Delawie dhe Begajt, ku edhe u zotuan që Komuna e Malishevës dhe Ambasada Amerikane, të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen. Pasi ishte edhe takim lamtumirës për Ambasadorin Delawie, Begaj e falënderoi për tërë këto vite angazhim të tij në Kosovë dhe e vlerësoi lartë kontributin si ambasador që e dha për popullin e Kosovës, duke i uruar gjithë të mirat në pozita tjera të karrierës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.