Foto: CNN

Ambasadori britanik në ShBA jep dorëheqje

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shtetet e Bashkuara, Kim Darroch, ka dhënë dorëheqje pasi një seri mesazhesh diplomatike kanë zbuluar se ai kishte thënë se administrata e presidentit Trump ishte “e paaftë” dhe “e ngathët”, raporton CNN.

Dorëheqja, e njoftuar nga Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe të mërkurën, erdhi pasi presidenti i ShBA-së, Donald Trump tha të hënën se Shtëpia e Bardhë nuk do të flas më me Darroch.

Ambasadori bëri të ditur vendimin e tij për t’u larguar pasi pa se Boris Johnson, kandidati kryesor aktual për të zëvendësuar Theresa May, si kryeministër britanik, kishte refuzuar ta mbështeste atë gjatë debatit në mbrëmjen e të martës, konfirmoi për CNN një zyrtar i Qeverisë britanike.